Avokatët e sulmuesit Lionel Messi thuhet se do t’i përgjigjen sot (e premte) La Ligas, e cila mbështeti Barcelonën duke pretenduar se klauzola e lirimit prej 700 milionë euro është ende e vlefshme.
Messi ka dorëzuar një kërkesë transferimi këtë verë dhe beson se ai tani është një ish-lojtar i Barcelonës, pasi ka një klauzolë në kontratë që e lejon atë të largohet falas një vit para se të skadojë.
Megjithatë, Blaugranët këmbëngulin se kontrata është ende e vlefshme dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro.
Ekipi nga Camp Nou kanë marrë mbështetje edhe nga La Liga në lidhje me qëndrimin e klauzolës së lojtarit, por kjo nuk i ka pëlqyer përfaqësuesve ligjor të Messit.
https://twitter.com/HagridFCB/status/1301827010289901572
Sipas gazetës Marca, Messi do të njoftojë të ardhmen e tij në ditët në vijim dhe gazetari Marcelo Bechler raporton se avokatët e sulmuesit po përgatisin një përgjigje zyrtare ndaj dokumentit të La Ligas që i dha arsye klubit Blaugrana.
Dy ditët e fundit është përfolur edhe për një ‘driblim’ të Messit, i cili thuhet se mund të mbetet edhe më tej në Camp Nou. /Telegrafi/