Telegrafi

Avokatët e Messit marrin këtë hap pas dënimit

Avokatët e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, dhe babait të tij Jorge, kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin me burg prej 21 muajsh për klientët e tyre.

Messi sot u dënua nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal për periudhën 2007-09 me 21 muaj burgim, por nuk pritet të mbajë asnjë ditë në burg.

Kjo sepse ligji në Spanjë ia mundëson individëve që dënohen për herë të parë me më pak se dy vjet burgim, të lirohen me kusht.

Avokatët e Messit thonë se lojtari është i pafajshëm dhe do të apelojnë vendimin e gjykatës.

Messi po ashtu u dënua me 1.7 milion euro.