Kryeministri Zoran Zaev sot vizitoi Avokaturën e shtetit dhe realizoi takim me Avokatët e shtetit të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Avokati i shtetit Fehmi Stafa, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u bisedua për mundësitë për përmirësimin e kushteve për punë të këtij institucioni si dhe mundësitë që kanë të bëjnë me rritjen e koeficientit të pagave të Avokatëve të Shtetit.
Kryeministri Zaev theksoi se ky institucion është i rëndësishëm për Republikën e Maqedoninë për shkak se është faktor për mbrojtjen e shtetit në procedurat gjyqësore.
Kryeministri i informoi Avokatët e shtetit për qëllimet e Qeverisë që të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për punë të Avokaturës së shtetit dhe shërbimet në këtë institucion dhe potencoi se në bashkëpunim me MPB është gjetur zgjidhje me problemin e sigurimit të këtij institucioni.
“Jemi të vendosur t’i përmirësojmë kushtet për punë dhe të mbështesim modernizimin e këtij institucioni. Kjo është pjesë përbërëse e efikasiteti të procesit që ndikon edhe në institucionet tjera dhe në jetën e qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev para Avokatëve të shtetit.
Avokatët e shtetit faleminderuan kryeministrin Zaev për vizitën dhe njëkohësisht shprehën kënaqësi për mbështetjen e Qeverisë për sigurimin e kushteve kadrovike dhe logjistike që do të ndikojë në përmirësimin e punës së këtij institucioni.
Sigurimi i kushteve për digjitalizimin e Arhivës dhe të të gjitha lëndeve që në të ardhmen do të pranohen për punë dhe angazhimet për vënien e sistemit elektronik janë vendimtare për rritjen e efikasitetit./Telegrafi/