Avokati Elenko Milanov, njëjtë si dhe në rastin “Tanku” dhe “TNT”, ka kërkaur të ndryshohen gjyqtarët të cilët gjykojnë për këtë lëndë.
Arsyeja është e njëjtë: intervista e Katica Janevës, në të cilën, siç thotë ai, prokurorja e speciales thotë se posedon thirrje telefonike në mes gjyqtarëve të cilët do të mundet të jenë të dëmshëm për procedurën, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për gjyqtarët Osman Shabani dhe Ognen Stavrev, si dhe gjyqtarët Ivan Xholev dhe Pajazit Pajziti.
Kërkojnë ndërrimin edhe të gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit. Kryetari i këshillit, Osman Shabani i ka bërë të kuptojë Elenko Milanov se kryetari i gjyqit dhe gjyqtari Pajaziti nuk janë gjyqtarë për këtë lëndë.
Më herët, avokatët e Gruevskit janë ankuar se kamerat nuk i ka kapur të gjithë të akuzuarit në seancë. /Telegrafi/