Ka nisur seanca gjyqësore për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës.
Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Atdhe Arifi, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të rastit Abdurrahim Ismajli, shkruan KosovaPress.
Kërkesën e Ramiz Krasniqit e ka përkrahur edhe Emrush Kastrati, avokat i të akuzuarit Egzon Haliti.
Lidhur me rastin akuzohen katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha.
I akuzuar për këtë rast ka qenë edhe Astrit Dehari, i cili humbi jetën në qendrën e paraburgimit në Prizren.