Nëse ju pëlqejnë shumë avokadot, atëherë kemi një lajm të mirë për ju: konsumimi i tyre jua zgjatë jetën për 25%.
Veçse e dini se avokadot janë të mbushura plot me vitaminë E, K dhe B6. Ato janë të mbushura edhe me fibra, përmbajnë më shumë kalium sesa bananet dhe ju ndihmojnë ta luftoni urinë, transmeton Telegrafi.
Por, përveç se e ato i sjellin tërë këto përfitime shëndetësore, avokadot, sipas hulumtuesve nga Harvardi, jua zgjatin jetën deri në 25%.
Shkencëtarët kishin analizuar të dhënat e 93,000 meshkujve dhe grave, si dhe i kishin analizuar informacionet e 22 vjetëve hulumtime.
Të dhënat kishin përmbajtur informacione të hollësishme për dietat e pjesëmarrësve.
Në fund, shkencëtarët kishin treguar se ata të cilët ushqehen me yndyra të bazuara në bimë, si vaji i ullirit dhe arrat, kanë deri në 16 për qind rrezik më të vogël për vdekje të parakohshme. /Telegrafi/