Telegrafi

Avni Llumnica i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen e Azem Vllasit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi. Ndërsa, Murat Jashari është i dyshuari kryesor, bëhet e ditur se i dyshuari tjetër është Avni Llumnica.

I dyshuari i parë, Murat Jashari është me prejardhje nga Kumanova dhe është vëlla i dëshmorit të kombit Ismet Jashari-Kumanova dhe jeton në Zvicër.

Ndërsa i dyshuari tjetër, sipas Klan Kosovës, është Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës.

Lexo po ashtu Murat Jashari e pranon se deshi ta vrasë Azem Vllasin

Vllasi është gjuajtur me armë zjarri sot rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa Murat Jashari dhe i dyshuari tjetër me inicialet A.Ll. janë arrestuar tek pasdite.

Derisa gjendja e Vllasit është jashtë rrezikut për jetë Policia thotë se arrestimi i dy të dyshuarve u bë edhe me ndihmën e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi