Telegrafi

Avni Jashari emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të AKP-së

Foto: Arkiv

Agjencia Kosova e Privatizimit njofton se ka emëruar Avni Jasharin si ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje, Bordi ka shpërndarë fondet për punëtorët dhe kreditorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore.

“Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka emëruar Avni Jasharin si zëvendësues i drejtorit menaxhues të AKP-së, ndërkaq, Bordi vendosi inicimin e procedurës së rekrutimit për pozitën e drejtorit menaxhues sipas Ligjit për Zyrtarët Publik”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë, ish-drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lexo po ashtu Valon Tolaj dorëhiqet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së

AKP thotë se ka bërë shpërndarjen e pjesshme të fondeve për disa ndërmarrje.

“Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarje të pjesshme të fondeve për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore Përparimi – Mitrovicë, KBI Agrokultura – Gjilan, NSH Eximkos – Prishtinë, NSH Tregu – Prishtinë, NSH Ringov – Pejë, NSH Dardania – Prizren, NSH Talinovci – Ferizaj, NSH 9 Nëntori – Pejë dhe NSH Prizren Trans – Prizren. Shuma totale e fondeve për shpërndarje është 1 milion e 168 mijë euro. Ndërkaq miratoi listat përfundimtare të punëtorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga pjesa 20 për qind e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për Radio Televizionin Prishtina, Banka e Lubjanës – Prishtinë, Lidhja e Vozitësve – Prizren, KB Bistrica – Pejë, NSH Kabllar – Prishtinë dhe NSH Teuta Bare – Mitrovicë. Për këto ndërmarrje ]përveç për KB Bistrica, e cila nuk ka punëtorë në listë] u miratuan edhe shpërndarjet e pjesshme nga 20 për qind i të ardhurave nga shitja”, përfundon AKP. /Telegrafi/