Telegrafi

Avioni i rrëzuar kishte leje për aterrim në Aeroportin e Shkupit

Avioni i vogël i tipit Cesna P210N i cili dje u rrëzua tek “Majën e Selanikut” ku humbën jetën katër shtetas bullgar, ka pasur leje për aterrim në aeroportin e Shkupit, si aeroport alternativë, njoftojnë nga M-NAV.

“Aeroplani Cesna P210N, i cili u rrëzua dje pranë “Majën e Selanikut” ka pasur miratim që të aterojë në aeroportin e Shkupit në përputhje me planin e miratuar për fluturimet, ku aeroport alternativ ishte aeroporti në kryeqytetin”, thonë nga navigacioni i Maqedonisë.

Nga M-NAV demantojnë pohimet se të publikuar në media se nuk është lejuar që aeroplani të aterojë në Aeroportin e Shkupit.

Nga atje bëjnë thirrje që në interes të hetimeve dhe për respekt ndaj viktimave të mos shpërndahen dezinformata.

Drejtori i M-NAV, Nikollçe Tasevski për AIM-në tha se navigacioni ajror bashkëpunon ngushtë dhe në mënyrë transparente me Komitetin për hetimin e aksidenteve dhe incidentet serioze në aviacion dhe Prokurorinë Publike për kryerjen e hetimeve sa më efikase dhe identifikimin e shkaqeve të aksidentit./Telegrafi/