Videoja e një gruaje është bërë virale në TikTok, pasi hasi në një moment që ishte shumë poshtërues për të, kur nuk iu afrua ndihma me karrocë të invalidëve që të dërgohet në tualet gjatë udhëtimit të saj me aeroplan.
Jerry Berry nga Britania e Madhe filmoi veten duke tentuar të lëviz me duart në dyshemenë e aeroplanit të aviokompanisë AlbaStar Air, kur personeli i kësaj aviokompanie refuzoi ta ndihmojë gjatë fluturimit nga Newaxle në drejtim të Palma de Majorkës, shkruan Business Insider.
Në videon që ka mbi pesë milionë shikime, Berry gjithashtu tha se anëtarët e ekuipazhit i thanë se personat invalid bartin pampersa dhe nuk përdorin tualet.
Aviokompanitë zakonisht transportojnë pasagjerët me invaliditet duke përdorur karroca, që janë të punuara enkas për personat invalid, që janë mjaftueshëm të holla për të kaluar nëpër korridorin e aeroplanit.
Megjithatë, derisa Berry ishte dërguar deri në ulësen e saj me ndihmën e karrocës, AlbaStar Air i tha se një të tillë nuk mund ta mbajnë në aeroplan që ta përdor gjatë udhëtimit.
Business Insider ka kontaktuar Berry, por ajo në Instagramin e saj ka bërë të ditur se ka marrë numër të madh të komenteve negative në videon që është bërë virale – duke e detyruar ta fikë telefonin për një kohë të gjatë.
Duke shkruar për përvojën e saj në Instagram, Berry tha se miqtë i kanë thënë se “me 27 vite përvojë në aviokompani, kurrë nuk kishin dëgjuar që personat me invaliditet duhet të bartin pampersa”.
Në një përgjigje për Business Insider, Albastar Air ka bërë të ditur se “kërkon falje për rastin që ka ndodhur së fundmi”, duke shtuar se “karroca për invalid nuk janë të obligueshme sipas rregulloreve që janë në fuqi”. /Telegrafi/
@wheelie_good_lifeHere’s how I had to get to the toilet on my recent Albastar Airlines flight. They told me I should wear a nappy and wee in my seat instead of having an aisle chair onboard…♬ original sound – Jennie Berry