Telegrafi

Aviokompania gjermane njofton se tani në aeroplanët e tyre pasagjerëve u ndalohet bartja e tutave

Aviokompania gjermane “low cost” Eurowings, ka njoftuar në profilin zyrtar në Instagram se nga sot pasagjerëve të tyre do t’ju ndalohet bartja e tutave në aeroplanë.

“Duke filluar nga ky muaj, të gjithë pasagjerët tanë duhet të përmirësojnë shijen e tyre të modës, pasi veshja e tutave në kalon në fluturimet tona. Por pa problem: në rast se kryeni nevojën fiziologjike në rroba, ofrojmë pantallona moderne”, thuhet në profilin zyrtar të Eurowings në Instagram, transmeton Telegrafi.

Përbri postimit kanë publikuar edhe fotografinë që i dëshmon politikat e tyre të reja. Megjithatë, ndjekësit shpejtë dyshuan se mund të bëhet fjalë për ndonjë shaka.

“Është një shaka e 1 prillit”, ishte një prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër Eurowings akoma nuk është deklaruar nëse bëhet fjalë për shaka, pavarësisht se të gjithë mendojnë se flet për 1 prillin. /Telegrafi/