Site icon Telegrafi

“Avengers: Endgame” heq nga froni “Avatar” dhe bëhet filmi me më së shumti përfitime në histori

Superheronjtë e Marvel kanë qenë në qendër të vëmendjes në panairin e sivjetmë të Comic-Con në San Diego, ndërsa Disney njoftoi se filmi “Avengers: Endgame” këtë fundjavë do ta kalojë hitin e madh të James Cameronit, “Avatar”, duke u bërë filmi me më së shumti përfitime në histori.

Për 10 vite, “Avatar” ka dominuar në ‘box office’ global, ndërsa realizimi i ri Disney dhe Marvel do ta heqë nga froni kur të mblidhen të gjitha përfitimet në këtë fundjavë.

Gjatë të premtes, përfitimet globale të “Avengers: Endgame” ishin 2.7892 miliardë dollarë, vetëm 500.000 dollarë prapa “Avatar” që numëronte 2.7897 miliardë dollarë.

Tejkalimi do të ndodhë pasi të mblidhen të gjitha përfitimet gjatë kësaj fundjave, duke qenë se diferenca është shumë e vogël.

Në fuind të javës së kaluar, “Avatar” kishte vetëm shtatë milionë dollarë përfitime më shumë se “Avengers: Endgame”, ndërsa këto ditë diferenca është ngushtuar shumë dhe pasi të mblidhet shuma e përfituar e këtij vikendi, do ta kalojë rivalin e vet për dy milionë dollarë më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version