Site icon Telegrafi

Avdyli i reagon Mustafës: Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia po e akuzon për komunizëm Vjosën, e shkolluar në SHBA

Foto: Arkiv

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj kreut të partisë, Isa Mustafës, pas deklarimeve të këtij të fundit në lidhje me një postim të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Avdyli në një postim në Facebook e ka quajtur kreun e LDK-së ‘komunistin e fundit nga ish-Jugosllavia’.

“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkruan Avdyli.

Lexo po ashtu Mustafa, Osmanit: Meqë qenka kaq e vlefshme – tani e provon veten pa LDK-në dhe e sheh sa vota merr

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha në Klan Kosova se në njërin reagim të mëhershëm të Vjosa Osmanit, përdori gjuhën e komunizmit të Enver Hoxhës.

”Nëse lexojmë këtë tekst, dhe këtë gjuhë, kjo gjuhë më duket gjuhë e zërit të popullit të kohës së Enver Hoxhës, gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri”, shprehet Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version