Site icon Telegrafi

Avdyli: Nuk u mjaftoi përjashtimi i Vjosa Osmanit përmes e-mailit, tash duan ta bllokojnë ligjin për luftimin e COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli është shprehur i zhgënjyer nga Qeveria Hoti, për shkak se ende Ligji Anti-COVID, nuk është dërguar për miratim në Kuvendin  e Kosovës, ndërsa tha se kreu i LDK-së, Isa Mustafa të dal me një qëndrim që ky ligj të procedohet.

Avdyli theksoi se kjo qeveri, si edhe ajo paraprakja ka nevojë për këtë ligj që të mos shkel kushtetutetën dhe të krijoj mekanizma legal të luftimit të COVID-19.

Deputeti i LDK-së thotë se në partinë e tij, “Thua se nuk mjaftoi përjashtimi i zonjes Osmani përmes gjyqit në mungesë përmes emailit por tani duhet edhe ta bllokojmë një ligj bazik për luftimin e Covid që më së shumti do i shërbente Qeverisë”

“Na presin ti votojme edhe ligjet e masave ekonomike e marrëveshjet ndërkombetare por pa ligjin antikovid, çdo masë e luftës ndaj Kovid do jetë jashtekushtetuese dhe mangët. Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët është vonë të dilni me një qendrim qē ky ligj të procedohet sa më shpejtë ne qeveri siq dolët per nevojën e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosne shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luften Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore”. Shkruan ndër të tjera Avdyli.

Postimi i plotë:

Të ejten që vjen mbahet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera . Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret nê sirtar të Qeverisë. Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore Kryeparlamentaren Osmani. Përtej emrit të autorit, si ajo qeveri e mëparshme dhe kjo e tanishme tani edhe kur filluan masat restriktive, ka nevojë për këtë ligj që të mos shkel kushtetutetën dhe të krijoj mekanizma legal te luftimit tê Covid 19. Ditët më tragjike sapo lamë pas . Dhjetëra të vdekur e qindra të sëmurë por kurrë sdo arrij të besoj që dikush akoma po mendon në hakmarrje personale duke bllokuar nje ligj që shpëton jetë. Thua se nuk mjaftoi përjashtimi i zonjes Osmani përmes gjyqit në mungesë përmes emailit por tani duhet edhe ta bllokojmë një ligj bazik për luftimin e Covid që më së shumti do i shërbente Qeverisë. Na presin ti votojme edhe ligjet e masave ekonomike e marrëveshjet ndërkombetare por pa ligjin antikovid, çdo masë e luftës ndaj Kovid do jetë jashtekushtetuese dhe mangët. Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qendrim qē ky ligj të procedohet sa më shpejtë ne qeveri siq dolët per nevojën e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosne shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luften Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore.

( më poshtë lexoni si do tentohet të miratohet Ligji në Kuvend me shmangje nga rregullorja. A patëm nevojë të vijmë në këtë deregje zoti Mustafa, Zoti Hoti)/Telegrafi/

Exit mobile version