Site icon Telegrafi

Avdullah Racaj ka nevojë për ndihmë, ai do t’i nështrohet operimit të dytë në kokë, familja nuk arrin t’i mbulojë shpenzimet

Avdullah Racaj, nga Komuna e Klinës, pas gjakderdhjes së pësuar në kokë ditë më parë, ai i është nënshtruar operimit për ta parandaluar gjakderdhjen, por që kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për tu shëruar plotësisht, e që ka nevojë edhe për një ndërhyrje tjetër kirurgjike.

Për të mos mjaftuar kjo, gjatë periudhës para së t’i nënshtrohet operacionit, Avdullahu ka nevojë edhe për trajtim mjekësor, gjë që i shton shpenzimet financiare.

Ndërhyrja kirurgjikale është duke ndodhur ne Shqipëri dhe trajtimi do të zgjas disa javë. Shuma e nevojshme për këtë ndërhyrje e arrin shumën 39 mijë e 600 euro.

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë rreth 70 për qind të shumës, respektivisht 27 mijë euro, por familjes i mbetet që ta sigurojë pjesën tjetër prej 13 mijë euro.

Në pamundësi për t’i siguruara të hollat e nevojshme për trajtim e sipër  familja e Avdullah Racaj kërkon nga njerëzit e vullnetit të mira ta ndihmojnë në sigurimin e te hollave për vazhdim e terapisë.

Kontributet mund të bëhen në bankën Procredit Bank, respektivisht në numrin e xhirollogarisë:1110231826000190, si dhe në numrat e telefonit: +383 44 907 953, si dhe në 044 750 067. /Telegrafi/

 

Exit mobile version