Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në konferencë para gazetarëve ka shpjeguar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të caktohej koha për mbajtjen e seancës për ratifikimin e demarkacionit ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
“Mbledhja s’kishte kuorum për të caktu seancën për demarkacionin. Duke qenë kryesia pa kuorum e kriteri në baza të drejtës kushtetuese mori vendin për ta votuar. Presim që të dielën të shqyrtohet”, ka thënë Hoti.
Sipas tij ka dilema mes koalcionit qeverisës se çfarë në të vërtete do të bëhet. Këto janë dilemat që duhet qartësohen.
“Duket se ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës, në mes të AAK-së dhe PDK-së, a do të behët kjo pjesë e marrëveshjes, apo do të behët si aneks. Ne do të paraqitemi të dielën në ora 18:00 dhe do ta shqyrtojmë marrëveshjen e vitit 2015”, ka thënë Hoti /Telegrafi/