Telegrafi

Avdullah Hoti thotë se familja e frymëzon për punë

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se është familja ajo që e frymëzon të punojë në rritjen e mirëqenies në Kosovë.

“Familja ime më frymëzon të punoj për rritjen e mireqenies së vendit. Fëmijët e mi, me të gjithë bashkmoshatarët e tyre, meritojnë të rriten në një vend normal. Përkrahja e Servetes, më inspiron të punoj që ta ndërtojmë dhe ruajmë Kosovën tonë”, ka shkruar Hoti.