Telegrafi

Avdullah Hoti kërkon rinumërim të votave në Prishtinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se në futjen e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në pasqyrimin e të dhënave preliminare për komunën e Prishtinës ka pasur gabime.

“Gabime ne raportim te votave raportohen ne disa vendvotime/shkolla. Ne te gjitha rastet, gabimet janë ne disfavor te LDK dhe Arban Abrashin. Duke qene se gabimet jane te njeanshme, eshte e kuptueshme se duhet trajtuar me nje qajse pertej gabimeve teknike dhe njerezore. Prandaj, rinumerimi eshte i domosdoshem per te qartesuar situaten. E verteta e plote eshte ne kuti te votimit. E verteta me devijime eshte e raportuar nga KQZ. Por, duke qene rezultati kaq i ngushte, keto devijime e percaktojne se kush qeveris me Prishtinen ne kater vitet ne vijim. Qytetaret e Prishtines e meritojne te dijne te verteten e plote, jo te vertetet qe duan te tregojne komisioneret” (sic.), ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/