Site icon Telegrafi

Avdullah Hoti – Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër

Avdullah Hoti është i lindur në fshatin Ratkoc në Komunën e Rahovecit, më 4 shkurt 1976.

Ai ka të përfunduara studimet e Doktoratës në vitin 2007 në Universitetin “Staffordshire” në Britani të Madhe në Shkencat Ekonomike

Hoti nga qershori i vitit 2020 është kryeministër i vendit, ndërsa në kohën e qeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, ishte zëvendëskryeministër.

Avdullah Hoti ishte edhe deputet në disa legjislatura, ndërsa nga viti 2014-2017 ishte ministër i Financave.

Kandidati i LDK-së për kryeministër ishte edhe nënkryetar i Komunës së Prishtinës nga viti 2010-2013.

Gjatë viteve 1999-2004, ka punuar si hulumtues, me kohë të pjesshme, në Institutin Riinvest në Prishtinë. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2007-2009.

Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq, nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Exit mobile version