Ministri në largim i Financave, Avdullah Hot, është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka zyrtarizuar ende kandidatin e saj për kryeministër të vendit në garën për zgjedhjet e parakohshme nacionale, por sipas Gazetës Express, partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidati kësaj partie për Kryeministër.
Emri i Abdullah Hotit është lakuar si kandidat për Kryeministër që nga e shtuna, kur lideri i LDK-së, Isa Mustafa tregoi se ai nuk do të garojë për postin e Kryeministrit.
Mirëpo, ishte vetë Hoti ai që kishte demantuar zërat se mund të jetë në garë për kryeministër të vendit nga partia e tij.
Ndërkohë, burime të Telegrafit, brenda LDK-së thonë se Hoti mund të jetë kandidati më i mirë për këtë post, për shkak të sukseseve të treguara në Qeverinë Mustafa si ministër i Financave./Telegrafi/