Site icon Telegrafi

Avdullah Hoti e pranon detyrën e zëvendës-kryeministrit nga Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Kurti, Avdullah Hoti ka pranuar detyrën e re nga paraardhësi i tij, Enver Hoxhaj.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë mesditën e sotme, ndërsa këtë e ka bërë të ditur, Hoxhaj përmes një postimi në Facebook.

Ai e ka uruar Hotin për postin dhe e informoi për punët e kryera e ato që i presin për t’i kryer.

“Sot i dorëzova detyrën zëvendëskryeministrit Abdullah Hoti. E urova për detyrën e re dhe e informova për punët e kryera dhe ato që e presin”, shkruan Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version