Site icon Telegrafi

Avdijaj thërret Shqipërinë

Austria përballet nesër me Shqipërinë dhe mediat austriake kanë kontaktuar sërish me talentin e Sturm Grazit, Donis Avdijaj, i cili mund të jetë një ndër lojtarët e së ardhmes së Shqipërisë, pasi ka zgjedhur të vishet kuqezi.

Talenti në pronësi të Schalkes shpreson ende të marrë pjesë në Euro 2016 me Shqipërinë.

“Unë e kam marrë tashmë vendimin tim. Nëse kombëtarja shqiptare ka nevojë, unë jam gati dhe do të ishte një nder i madh për mua”.

“Unë ua kamë bërë të qartë vendimin tim, tani pres hapat e mëtejshëm të federatës”.

Megjithatë, Avdijaj e ka të qartë se grumbullimi për Euro 2016 është i vështirë, edhe për faktin se trajneri De Biasi e ka deklaruar shpesh se do të marrë vetëm lojtarë që kanë dhënë kontribut në eliminatore.

“Unë nuk dua t’i rrëmbej vendin askujt, edhe pse ekzistojnë mundësitë që unë të jem pjesë e kombëtares. Nëse jo, unë do të luaj për Shqipërinë pas Euro 2016”, sqaron Avdijaj. /Telegrafi/

Exit mobile version