Telegrafi

Avdijaj po ambientohet te Trabzonspori, shqiptari po rrëmben zemrat e tifozëve

Donis Avdijaj në të kaluarën ishte raportuar se ishte futbollist i padisiplinuar dhe kjo i ka kushtuar në karrierën futbollistike.

Sulmuesi tashmë është bërë pjesë e skuadrës së Trabzonsporit teksa ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një vit tjetër.

Por, duket se reprezentuesi i Kosovës ka filluar të ambientohet mirë te klubi turk dhe se ka rrëmbyer zemrat e tifozëve me postimet në rrjetet sociale teksa shihet duke dëgjuar muzikë turke.

Kështu së raportojnë mediat e këtij vendi, 61saat, e cila i ka kushtuar një artikull sulmuesit këmbëshpejt të dardanëve.

Se ka filluar të gjejë veten te kampioni i gjashtëfisht i Turqisë tregon faktin se në ndeshjen e djeshme qëndroi në fushë përgjatë 78 minutave në barazimin 1-1 me Hellas Veronan.

Theksojmë se futbollisti në kampion austriak është vendosur të qëndrojë në një dhomë me kapitenin e skuadrës, portugezin Joao Perreira.

Ndryshe, 22-vjeçari në të kaluarën ka luajtur me Schalke 04, Rodan, Willem II si dhe Sturm Grazin. /Telegrafi/