Telegrafi

Avdijaj lë Grasshoppersin, huazohet te Debreceni

Albion Avdijaj është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova është larguar nga futbolli zviceran dhe skuadra e tij Grasshoppers.

Pas hapësirave të pakta tek gjiganti zviceran, Avdijaj është huazuar.

Gjakovari karrierën do ta vazhdoj në futbollin hungarez tek skuadra e famshme Debreceni.

Skuadra e famshme hungareze edicionin e kaluar e përfundoi në pozitën e pestë ndërsa këtë vit po synojnë të rikthehen në garat evropiane.

Prezantimi i Avdijajt te Debreceni

Avdijaj iu ka bashkuar Debrecenit si huazim, por klubi hungarez ka të drejtën e blerjes në fund të stinorit.

Lajmin e ka bërë publik klubi i Debrecenit të cilët janë të lumtur që kanë në radhët e veta një sulmues si Avdijaj.

24-vjeçari më parë ka luajtur edhe në Wolfsburg, Hoffenheim dhe Vaduz. /Telegrafi/