Donis Avdijaj ka dy muaj që nuk luan për skuadrën e tij aktuale Willem II.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim, por për një suspendim të tij nga klubi holandez.
Avdijaj kishte thyer rregullat e klubit duke u larguar nga hoteli para ndeshjes ndaj Emmen dhe kjo ishte arsyeja që ishte suspenduar nga Willem II.
Lojtari nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën e tij që skadonte në verë dhe kësisoj Willem II i ka dhënë dritën e gjelbër të largohet.
22-vjeçari prej disa ditësh është në bisedime me skuadrën e njohur zvicerane Luzern.
Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Zvicër përfundon më 15 shkurt dhe Luzern po përshpejton për transferimin e Avdijajt.
Sulmuesi australian Tomi Juric pritet të largohet nga Luzerni dhe Avdijaj shihet si zëvendësuesi i tij.
Reprezentuesi i Kosovës pritet të zyrtarizohet tek klubi zviceran gjatë ditës së premte. /Telegrafi/