Sulmuesi nga Kosova, Donis Avdijaj do të largohet nga Schalke 04.
Pasi që kanë prishur marrëdhëniet me klubin muaj më parë, Avdijaj nuk është aktivizuar fare me skuadrën e parë.
Trajneri i Schalkes, Domenico Tedesco i ka bërë me dije lojtarit se nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe duhet të gjej klub të ri.
Së fundmi në garë për transferimin e reprezentuesit kosovar është futur në garë edhe skuadra qipriote APOEL.
Sipas medieve gjermane, kampioni aktual i Qipros po kërkon Avdijajn qysh në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë nuk është bërë publike shuma që Schalke po kërkon për ta lënë të lirë Avdijajn.
21-vjeçari më parë ka qenë i huazuar në kampionatin austriak tek skuadra Sturm Graz.
Gjithsesi edhe Sturm mbetet një opsion për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/