Donis Avdijaj është i bindur se në fund të këtij edicioni do të kthehet te Schalke, pasi prej janarit të vitit të shkuar është i huazuar te Sturm Grazi.
Mediat austriake kanë raportuar të hënën se interesim për huazimin e shqiptarit për edicionin 2016/2017, ka treguar skuadra e Rapidit të Vjenës.
Mirëpo, Avdijaj ka thënë se nëse mbetet edhe edicionin tjetër në futbollin e Austrisë, atëherë do të luajë te skuadra e Sturmit, përcjell Koha Ditore.
Sulmuesi 19-vjeçar, këtë edicion ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 23 paraqitje për Sturmin, në të gjitha garat.
“Nëse do të mbetem në Austri edhe për edicionin tjetër, atëherë do të luajë vetëm për një ekip, Sturmin”
“Do të shoh se çfarë do të ndodhë në fund të këtij edicioni. Do të kisha dashur të kthehem te Schalke, pasi jam i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë”, ka deklaruar Avdijaj pas interesimit të Rapidit.
Avdijaj ka kontratë me Schalken deri në verën e vitit 2019.