Site icon Telegrafi

Avdijaj në prova te Pescara, pasi u përjashtua nga Willhem II

Rikthehet në skenë sulmuesi i talentuar Donis Avdijaj, i cili assesi nuk po arrin të adaptohet në një klub.

Talenti i Kosovës, kishte mbetur pa skuadër pas u përjashtua nga Willhem II, por tani po tenton të rifillojë gjithçka nga Serie B e Italisë.

Sipas mediave italiane, 22-vjeçari ndodhet prej dy ditësh në provë te Pescara.

Në këtë klub luajnë dy futbollistët shqiptarë Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati.

Avdijaj ishte dikur një ndër talentet më premtues të akademisë së Schalkes dhe kombëtares së moshave të Gjermanisë, por gjatë viteve të fundit karriera e tij nuk ka pasur zhvillimin që pritej.

Futbollisti nuk aktivizohet prej katër muajsh, çka ka bërë që të mos grumbullohet më nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pavarësisht se në vitin 2018 ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses së Kosovës. /Supersport/

Exit mobile version