Site icon Telegrafi

Avaxus sjell “Jarnana”, ripërpunimin ndryshe dhe shumë të veçantë të këngës së vjetër shqiptare

Foto: Lorenc Aliaj/Instagram

Producenti Lorenc Aliaj, i njohur për publikun si Avaxus, ka prezantuar për publikun një projekt muzikor shumë të veçantë.

Bëhet fjalë për ripërpunimin e këngës së famshme popullore shqiptare, “Më jep një pikë ujë”.

Foto: Lorenc Aliaj/Instagram

“Jarnana” e ka titulluar producenti këtë projekt të veçantë, së cilit ia ka bashkëngjitur edhe një klip të thjeshtë që përkon me ritmet e këngës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky ripërpunim pritet të jetë një ndër këngët më të lëshuara në diskoteka dhe plazhe gjatë verës që po afron.

Përndryshe, ripërpunimi i këngëve të vjetra është kthyer në trend te artistët e estradës shqiptare, në tentim për të rikthyer vlerat e vërteta të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Loren Aliaj përndryshe njihet si një prej producentëve, punën së cilit ia kanë besuar shumë artistë të njohur shqiptar për këngët dhe ripërpunimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version