Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk ishte i pranishëm në çastin kur lexohej aktgjykimi ndaj tij. Kjo ka bërë që të dalin dyshime rreth vendndodhjes së tij.
Ai ishte i pranishëm në seancën “Trajektorja”, por jo edhe te seanca “Tanku”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë, avokati i tij, Dimitar Dangov tha se ligji ia lejon Gruevskit që të mos merr pjesë në leximin e aktgjykimit.
Në përgjigjen për gazetarët, megjithatë Dangov tha se nuk e di se përse klienti i tij nuk ishte i pranishëm në seancë.
Përndryshe, Gruevski u dënua me dy vite burg.
Afati për dorëzimin e ankesës është 60 ditë /Telegrafi/