Telegrafi

Ava Max sjell fotografi provokuese në bikini nga pushimet në Miami

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Për këtë, ajo ka zgjedhur Miamin e Floridës si destinacion për pushime, shoqëruar nga mikeshat e saj më të mira.

Artistja e cila ndiqet nga mbi 2.1 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi atraktive nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Ajo gjithashtu nuk ka hezituar që të publikojë disa poza mjaft provokuese, ku shfaqet me bikini, teksa vë në pah vijën e saj të trupit.

Në një pozë para pasqyrës, shqiptarja është dukur mjaft provokuese ndërsa ka treguar me krenari fizikun e saj të formësuar.

Foto: Ava Max/InstaStory

“Nga Miami me dashuri”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e disa prej fotografive, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

Foto: Ava Max/InstaStory

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj “Heaven and Hell”, të cilin e nxori në shitje shtatorin e vitit të kaluar.

Foto: Ava Max/InstaStory

Shumë nga këngët e këtij albumi siç është ajo “My head and my heart”, janë duke e shijuar suksesin gjatë këtij viti, pas vizualizimit që iu bë me klip. /Telegrafi/