Telegrafi

Ava Max pozon tërheqëse me veshje të tejdukshme

Ava Max (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/avamax)

Ndërkohë që po shijon ngritjen e saj në karrierë, Ava Max nuk qëndron e heshtur edhe në profilet e saja në rrjetet sociale.

Tashmë është trend që yjet e famshme të publikojnë fotografi nga karriera apo jeta e tyre private në Instagram, ndërsa këtu nuk bën përjashtim as shqiptarja e famshme.

Gjatë të shtunës, 25-vjeçarja ka pozuar me një kostum të zi, i cili është i tejdukshëm në pjesën e gjoksit duke i ekspozuar hiret e saj.

“Nuk është një kostum ‘Halloweeni'”, është përshkrimi i fotografive në profilin e saj në Instagram.

Amanda Koci është këngëtarja me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës duke realizuar disa hite që janë dëgjuar në gjithë botën. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Instagram/avamax)