Artistja shqiptare me renome internacionale, Ava Max, ka paralajmëruar se më 1 shtator do të sjellë për fansat këngën e saj më të re.
“Million dollar baby” do të mbajë titullin kënga e saj më e re, të cilën ajo e paralajmëroi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
E teksa po bëhet gati të sjellë projektin e saj të ri, 28-vjeçarja në anën tjetër po kujdeset që herë pas here të publikojë edhe ndonjë imazh nga përditshmëri e saj.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” publikoi disa fotografi të reja, ku dukej mjaft provokuese e veshur me një bluzë dhe fund të shkurtër ngjyrë rozë.
Mes të tjerash, e njëjta u kujdes që të vë në pah edhe barkun e saj të tonifikuar, që mesa duket vjen si rezultat i përkushtimit të saj në palestër dhe gjenetikës së mirë.
Në sesionin e fotografive të ngarkuara në Instagramin e saj të ndjekur nga mbi 2.7 milion fansa, Max ndau me ndjekësit edhe një imazh ngacmues ku shihej duke ngritur bluzën për të ekspozuar pak nga gjoksi i saj.
Këto imazhe të saj janë pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat e saj të shumtë, të cilët njëherësh janë në pritje për publikimin e këngës së saj të re që vjen javën tjetër. /Telegrafi/