Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max, është tejet e pëlqyer për stilin e saj unik.
Ajo është shumë e dashur për publikun anembanë, të cilët i japin mbështetje të përhershme sa i përket muzikës së saj.
Megjithatë, bukuroshja bionde i është bashkuar trendit që të publikojë fotografi nga karriera apo jeta e saj private në rrjetet sociale.
Derisa po e shijon ngritjen e saj në karrierë, Ava Max ka publikuar një imazh të saj që ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen e të gjitha ndjekësve të saj.
Në postimin e publikuar në rrjetin social Instagram, ajo është e veshur më ngjyrë të zezë teksa vë në pah gjoksin përmes dekoltesë së hapur.
“Duke u çmendur në shtëpinë time dhe sasia e çokollatës që kam ngrënë muajin e kaluar nuk është në rregull”, ka shkruar Ava në përshkrimin e fotografisë.
Përndryshe, Ava në këtë kohë të pandemisë ka publikuar versionin akustik të këngës “Salt”, e cila është pritur në mënyrë mjaft të mirë nga publiku. /Telegrafi/