Telegrafi

Ava Max josh me pozat e fundit, tregon linjat atraktive teksa merr reze dielli

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka muaj që ka ndërprerë aktivitetet muzikore shkaku i krizës së coronavirusit, mirëpo i mban fansat të azhurnuar me fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ndau me fansat në Instagram disa poza mjaft atraktive.

Ajo kishte veshur bikini në pjesën e sipërme dhe një palë tuta sportive në pjesën e poshtme, ndërsa merrte rreze dielli.

“Sezoni i bikinive”, shkroi Ava në mbishkrimin e njërës prej fotografive më atraktive të ndarë me ndjekësit e saj.

Modeli i ri i flokëve me ngjyrë portokalli, ka bërë që Max të rrëmbejë edhe më tepër simpatinë e fansave kohëve të fundit. /Telegrafi/