Telegrafi

AUV këshillon qytetarët të blejnë ushqimet në dyqanet më të afërta për ta shkurtuar kohën jashtë shtëpisë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i këshillon qytetarët të blejnë ushqimet në dyqanet më të afërta.

“Me këtë kufizoni dhe shkurtoni kohën e lëvizjes jashtë shtëpisë. Mos rrini shumë në ydfqan, bëni listë të produkteve të nevojshme dhe kështu do ta shkurtoni qëndrimin në dyqan për ushqim”, shprehen nga AUV, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, ka ushqim të mjaftueshëm, për shtrenjtimet dënime deri 5000 euro dhe një vit burg

Ata shtojnë se nëse kanë maska dhe doreza t’i veshin ato gjatë blerjes në dyqan.

sipas AUV-së, gjatë blerjes më mirë është që qytetarët të përzgjedhin prodhime ushqimore të cilat zakonisht i blejnë./Telegrafi/