Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e “autostradës së vdekjes”, ku pjesëtarët e grupit ekstremist palestinez Hamas mbrëmë kryen një sërë sulmesh në jug të Izraelit.
Në video që pretendohet se është realizuar nga një grup gazetarësh izraelit, shihen vetura të shkatërruara në të dy anët e rrugës, transmeton Telegrafi.
Agjencia AP ka publikuar fotografitë e sulmit në autostradë në qytetin izraelit Sderota. Në të shihen trupat e civilëve të vrarë dhe sulmuesit palestinez që qëndrojnë të shtrirë në rrugë.
Ministria izraelite e Mbrojtjes (IDF), ka njoftuar se numri i izraelitëve të vrarë nga fillimi i sulmeve të Hamasit është rritur në 350.
Siç raporton CNN nga IDF-ja është bërë e ditur se prioritet mbetet t’i japin fund luftimeve, dhe ta vënë nën kontroll rajonin e Rripit të Gazës që e ndanë nga Izraeli.
Ekstremistët palestinezë mbrëmë bombarduan Izraelin dhe tentuan të marrin nën kontroll rajonet izraelite. Reuters raporton se ushtria izraelite ka njoftuar se janë vrarë qindra sulmues palestinez.
Në Rripin e Gazës janë vrarë 313 persona, ka bërë të ditur ministria palestineze e Shëndetësisë në territorin që është nën kontrollin e Hamasit, ku ushtria izraelite po sulmon pozicionet e Hamasit. /Telegrafi/
A news crew drove through the kibbutz where Hamas committed its earliest atrocities during the raid into southern Israel. It looks like a new “highway of death.” pic.twitter.com/BGKr1ei8xX
— Ian Miles Cheong (@stillgray) October 8, 2023