Telegrafi

Kamioni rrëzon mijëra pica në mes të autostradës (Video)

Kamioni që po transportonte pica nëpër Arkansas të Shteteve të Bashkuara, e ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar.

Për pasojë, ngarkesa prej njëmijë paketimeve ka rënë nga rimorkio dhe bllokoi autostradën për afro katër orë, transmeton Telegrafi.

Sosi, djathi dhe përbërësit tjerë, kanë bërë që asfalti të jetë i rrëshqitshëm dhe nevojitej pastrim gjeneral.

Mësohet se askush nuk është lënduar nga ky aksident, ndërsa trafiku i është kthyer më pas normalitetit. /Telegrafi/