Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë që nga gushti është duke funksionuar me ushtrues detyre, krejt kjo pasi Qeveria e Kosovës ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbër që ky institucion të fillojë hapat për të emëruar një person.
Nga ekzekutivi nuk kanë dhënë një shpjegim për vonesën, derisa ekonomistët thonë se kjo po dëmton konsumatorin.
Është organi që merret më mbrojtjen e konkurrencës së lirë në treg dhe efektet në treg, e pikërisht në këtë periudhë kur Kosova po përballet më një inflacion të lartë, Autoriteti i Konkurrencës që nga gushti i vitit 2022, po vazhdon të udhëhiqet nga ushtrues i detyrës së drejtorit.
Ani pse po afrohet gushti, emërimi i një personi në pozitën e drejtorit duket se nuk është në prioritetet e afërta institucionale.
Për çka partitë opozitare thonë se qeveria ka neglizhuar skajshmërisht këtë institucion.
“Qeveria e ka neglizhu skajshmërish dhe ka shkelur çdo afat ligjor dhe nuk ka vendos ende ta kompletoj këtë Autoritet dhe nuk e dimë pse po shtyhet deri tash ky veprim. Është kalu çdo afat ligjor për emërimin e tyre”, ka thënë Ferat Shala-Kryetar i komisionit për Ekonomi.
Boshllëqet brenda Autoritetit të Konkurrencës nuk lidhen vetëm me pozitën e drejtorit, aty ka edhe pozita tjera udhëheqëse që kanë mbetur vetëm me u.d.
“Nuk është çështja e drejtorit e vetmja por më sa kamë informacione janë edhe dy pozita të tjera që janë më u.detyre dhe kjo paraqet një hendek në punën e Autoritetit”, ka thënë Sakip Imeri-Ish-drejtor i AKK-së.
E mos funksionalizimi në plotëni i këtij institucioni sipas Mustafë Kadrijaj i dëmton direkt qytetarët
“Në këtë rast është dëmtuar pjesa e ekonomisë dhe konsumatori, problem qëndron të konkurrenca e lirë pasi Kosova është orientuar tek ky dhe në këtë rast janë dëmtuar edhe qytetarët pasi dihet se si janë fryrë çmimet para dy vitesh”, ka thënë Mustafë Kadrija-Ekonomist.
Aktualisht në krye të Autoritetit të Konkurrencës është vendosur si ushtrues detyre, Selajdin Beqa.