Telegrafi

Autoritetet spanjolle shpëtuan rreth 500 refugjatë, lundronin në Detin Mesdhe me barka të improvizuara (Foto)

Rreth 500 refugjatë u shpëtuar brenda një dite nga autoritetet spanjolle, derisa po lundronin me 30 barka të improvizuara nëpër Detin Mesdhe.

Agjencia Spanjolle e Sigurisë Detare, ka deklaruar se u ka siguruar lundrim të sigurt 484 refugjatëve, që u gjetën në Ngushticën e Gjibraltarit, që e ndanë Spanjën prej Marokut, transmeton Telegrafi.

Statistikat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, bëjnë të ditur se 18,653 refugjatë kanë arritur në brigjet spanjolle, prej fillimit të vitit deri më 18 korrik. Shumica prej tyre janë nga Afrikan nën-Saharë – kryesisht nga Guinea, Mali dhe Mauritania – si dhe nga Maroku.

Gjatë kësaj kohe, organizata bën të ditur se 294 refugjatë kanë vdekur duke dashur të arrijnë në Spanjë, teksa 1,489 vdiqën derisa ishin ende në Detin Mesdhe. Gjatë muajit qershor, Spanja pranoi 630 refugjatë të cilëve iu kishte ndaluar hyrja në Itali, ndërsa Malta nuk po i pranonte. /Telegrafi/