Telegrafi

Autoritetet kineze konfiskuan 1.5 milion dollarë kriptovaluta nga bastet sportive

Policia lokale në Kinë sekuestroi 1.5 milion dollarë kriptovaluta si pjesë e një fushate anti-bixhoz gjatë Kupës së Botës që po mbahet në Rusi.

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se autoritetet kishin pikasur një platformë bixhozi dhe nuk kaloi kohë përpara se të hapeshin hetimet dhe ekipi hetues zbuloi se faqja e internetit i bazuar jashtë Kinës përdorte modelin tradicional të bixhpzit, por pagesat që kryheshin në kriptovaluta dhe me tetë muaj aktivitet, faqja kishte 330 mijë përdorues, përcjell Telegrafi.

Tashmë autoritetet kanë arrestuar gjashtë organizatorët dhe konfiskuar 1.5 milion dollarë kriptovaluta si dhe 750 mijë dollarë depozita bankare. /Telegrafi/