Autoritetet japoneze kanë urdhëruar bursat e kriptovalutave të përmirësojnë shërbimin për të parandaluar pastrimin e parave.
Agjencia e Shërbimeve Financiare (FSA) dërgoi urdhrin për gjashtë bursa pasi gjeti probleme me sistemet e tyre kundër pastrimit të parave.
Bitflyer, një prej bursave më të mëdha në vend ishte në shënjestër dhe kompania ndaloi krijimin e llogarive të reja deri në përmirësimin e sistemeve, përcjell Telegrafi.
FSA-ja ka ashpërsuar masat ndaj bursave pas vjedhjes së 530 milionë dollarëve nga bursa e Coincheck në janar, një prej bursave më të mëdha japoneze.
Këto masa kanë trembur bursat, por edhe ngritur shqetësime për sigurinë e tregimit të kriptovalutave.
Sipas agjencisë, Japonia dëshiron të marr rolin e vendit lider në luftimin e pastrimit të parave nga bursat e kripovalutave. /Telegrafi/