Site icon Telegrafi

Autoritetet italiane publikojnë për herë të parë pamjet rrëqethëse të shembjes së urës në Genoa (Video)

Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që shfaqin momentin kur shembet ura Morandi në Genoa, ku humbën jetën mbi 40 persona dhe shumë tjerë u lënduan.

Pamjet rrëqethëse tregojnë disa sekonda para shembjes veturat duke lëvizur lirshëm nën veturë, dhe kur befasisht krijohet një re e madhe pluhuri dhe copëza të betonit me armaturë përfundojnë në lumë, hekurudhë, ndërtesa e rrugë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shoferi i kamionit që frenoi pak centimetra para se të shembej ura në Genoa, rrëfen tmerrin që e kishte përjetuar (Foto)

Shembja e kësaj ure është cilësuar si një nga tragjeditë më të mëdha që ka prekur Italianë në 10 vitet e fundit, kurse ajo lidhte Italinë me Francën. Deri më tani janë publikuar video të shembjes së urës nga kënde të ndryshme, por asgjë nuk ishte më e qartë sesa pamjet që i publikuan Guardia di Finanza.

Lexo po ashtu Shembet ura gjigante në Genoa, raportohet për dhjetëra të vdekur (Foto/Video)

Nga shembja e urës kanë humbur jetën edhe dy shqiptarë të cilët në ato momente gjendeshin në urë, kurse qindra zjarrfikës dhe pjesëtarë të shtabit të krizave kishin bërë të pamundurën që t’i shpëtojnë personat e ngecur në vetura nën rrënoja.

Lexo po ashtu Familja italiane që jeton jolarg vendit ku u shemb ura në Genoa, pretendon se rrufeja e goditi shtyllën dhe më pas ajo u shemb (Video)

Deri më tani ende nuk dihet shkaku që qoi në shembjen e Morandit, por politikanë italianë kanë bërë thirrje për ndarje të fondit për riparimin e urave tjera me qëllim parandalimin e një tragjedia tjetër të ngjashme me atë të urës Morandi. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version