Site icon Telegrafi

Autoritetet e Tehranit rrëzojnë shtëpinë e alpinistes iraniane që garoi pa shami

Irani ka shkatërruar shtëpinë në pronësi të një anëtari të familjes së një alpinisteje iraniane, e cila konkurroi në një garë jashtë shtetit pa shaminë e saj.

Në videon e publikuar, vëllai i alpinistes iraniane Elnaz Rekabi, që gjithashtu është një sportist, shihet duke qarë pranë rrënojave të një shtëpie.

Rekabi që është 33 vjeçe, dhe vëllai i saj Davoud thuhet se u arrestuan të dy pas kthimit të saj në Iran pas turneut në Korenë e Jugut në tetor, në të cilin ajo garoi pa shami.

Shumë e morën këtë veprim si shenjë solidariteti për protestat mbarëkombëtare në atdheun e saj, të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini në paraburgimin e policisë.

Sipas mediave lokale, shtëpia nuk u shkatërrua si një akt hakmarrjeje ndaj paraqitjes së Rekabit në Korenë e Jugut.

Agjencia e lajmeve Tasnim tha se shtëpia ishte rrafshuar nga autoritetet përpara se Rekabi të merrte pjesë në garë, duke shtuar se zoti Rekabi nuk kishte lejen e duhur për ndërtimin e saj.

Pasi mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Imam Khomeini jashtë Teheranit, ajo përsëriti shpjegimin  që e përshkruante atë që nuk mbante hixhabin si ‘të paqëllimshme’.

Qeveria iraniane ushtron vazhdimisht presion mbi aktivistët brenda dhe jashtë vendit, duke transmetuar shpesh ato që grupet e të drejtave i përshkruajnë si rrëfime të detyruara në televizionin shtetëror – të njëjtat kamera që ajo iu drejtua kur mbërriti në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version