Autoritetet belge të sigurisë kanë dëbuar pesë aktivistë danezë të djathtës, për shkak të planeve të tyre – të djegin librin e shenjtë Kuranin dhe atë në një lagje të Brukselit që kryesisht është e banuar me myslimanë, shkruan BBC.
Sekretari Shtetëror për Azil, Sami Mahdi, i ka cilësuar si “kërcënim serioz për rendin publik”, transmeton Telegrafi.
Bazuar në faqen e tyre në Facebook, pesëshja janë bashkëpunëtorë të politikanit danez të djathtës Rasmus Paludan.
Paludan të enjten është dëbuar nga Franca, pasi që në Facebook kishte shkruar se gjatë 30 tetorit i ka thënë konsullit francez në Kopenhagë, që më 11 nëntor do të djegë Kuranin pranë portës së fitores në Paris.
Në kumtesë Paludan nuk përmendet me emër, por thuhet se edhe një person së fundmi është arrestuar në Francë për arsye të njëjta.
Në gusht të këtij viti, përkrahësit e Paludanit në veri të qytetit suedez Malmo kishin djegur Kuranin, që ka nxitur protesta dhe përleshje me policinë. /Telegrafi/