Qeveria amerikane ka kërkuar konfiskimin e 4 mijë Bitcoinëve ku u konfiskuan gjatë një sulmi ndaj tregjeve të zeza, të cilat së bashku kapin shifrën e 24 milion dollarëve.
Sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë, monedhat u konfiskuan nga dy persona, Ryan Farace dhe Robert Swain, të cilët thuhet se janë marrë me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës në “Darkweb”, përcjell Telegrafi.
Dy të akuzuarit shisnin drogë në këmbim të Bitcoinit, një shumë e grumbulluar përgjatë periudhës nëntor 2013 deri në qershor 2017.
Qeveria kërkon konfiskimin jo vetëm të këtyre Bitcoinëve por edhe të 5.6 milionë dollarëve të përfituara nga dy të pandehurit përmes shitjes së drogërave.
Aprovimi i një kërkese të tillë do të përbënte konfiskimin e radhës të kriptovalutave nga autoritetet amerikane të cilat do të jenë subjekt i një ankandi në treg dhe kjo nuk është hera e parë që autoritetet kanë konfiskuar Bitcoin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfituar së shumti nga konfiskimi i Bitcoinëve, ku gjatë periudhës 2013-2014 u konfiksuan 80 mijë Bitcoin, po këtë vit 3,800 prej tyre u shitën në ankand për 51 milionë dollarë. /Telegrafi/