Telegrafi

Autoritetet saudite mbyllin palestrën e fitnesit, pasi një femër u filmua duke ushtruar e veshur me streçe dhe pa mbulesë (Video)

Autoritet saudite kanë mbyllur një palestër të fitnesit, pasi një femër në Riad është filmuar duke ushtruar me streçe të cilat ishin të puthitura për trupi.

“Nuk do të tolerojmë këtë”, ka deklaruar Turki al-Sheikh i cili njëherit ka urdhëruar që t’i hiqet licenca palestrës së fitnesit, që kishte përdorur si imazh të kompanisë vajzën e veshur me rroba të “papërshtatshme”, transmeton Telegrafi.

Sheikh është këshilltar i princit Mohammed bin Salman, i cili gjithashtu ka urdhëruar që të fillojnë hetimet dhe të ndiqen penalisht personat që qëndrojnë prapa kësaj video.

Videoja që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale por që nuk është verifikuar nga AFP, shfaq një femër me flokë të pambuluara që dukej se ishte brenda një palestre fitnesit ku shihet duke e goditur thesin e boksit.

Autoritet lokale gjithashtu kanë njoftuar, se videoja përmban skena që mund të korruptojnë moralin publik. /Telegrafi/