Mauro Icardi është bërë temë e medieve botërore për shkak të problemeve që ka pasur me ultrasit e Interit, e gjitha kjo nisur nga një pjesë e librit të tij autobiografik.
Për këtë ka folur edhe autori i librit, Paolo Fontanesi, i cili për emisionin Tiki Taka në Italia 1 ka thënë se ndoshta disa gjëra janë shprehur keq, por të gjitha ato janë shkruar në praninë e Wanda Naras.
Gjithashtu ka thënë se libri në aspektin e shitjeve është i dytë në klasifikim dhe se Interi nuk ka shfaqur interesim gjatë shkrimit të tij.
“Qëllimi i librit ishte t’i tregonim tifozëve dhe jo t’i lëndonim. Mauro ka dashur vetëm të shpjegonte atë episod, por ndoshta jemi shprehur keq”.
“Interi e ka lexuar librin para publikimit? Sinqerisht nuk e di, por mund të them se nuk jemi kontaktuar nga askush. E gjitha është shkruar nën prezencën të gruas dhe agjentes së Mauros”.
“Libri është shitur shumë, është i dyti më i shituri, shtëpia botuese dëshiron ribotimin e tij dhe nuk do të ketë ato tri faqet më”, ka thënë Fontanesi. /Telegrafi/