Site icon Telegrafi

Autorë dhe personalitete të njohura do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sharjah

Edicioni i 37-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit Sharjah (SIBF), që do të fillojë më 31 tetor dhe do të zgjatë deri më 10 nëntor në Expo Sharjah dhe do të mirëpresë shkrimtarë dhe personalitetete shquara nga e gjithë bota.

Ky panair do të mbajë një program të gjerë seminaresh, fjalimesh dhe diskutimesh ku vizitorët mund të takohen me autorët e tyre të preferuar dhe të shijojnë atmosferën e veçantë të krijuar në ambientet e panairit.

Nga numri jashtëzakonisht i madh i pjesëmarrësve, më poshtë gjeni disa prej emrave dhe personaliteteve të njohura të cilët do të jenë pjesë e panairit.

SIBF do të mirëpresë shkrimtaren, blogeren dhe transmetuesen e njohur Emma Gannon e cila do të vijë prej Mbretërisë së Bashkuar për panairin. Ndërsa bashkë-autori i “The Grand Design” me Stephen Hawking si dhe ‘Lufta e botëve’, me Deepak Chopra, fizikanti i mirënjohur nga Shtetet e Bashkuara, Dr Leonard Mlodinow do të jetë një nga mysafirët kryesorë në SIBF 2018.

Lista e personaliteteve të njohura vazhdon me Lilly Singh e njohur ndryshe si “Superwoman”, një “youtuber” kanadeze me prejardhje indiane që kryeson listën e Forbes në kategorinë e argëtimit.

Okechukwu Ofili është një prej 40 inovatorëve Afrikanë të “Venture Africa”, autor i 4 librave më të mirë, Drejtor Gjeneral dhe bashkë-themelues i OkadaBooks.com dhe katër herë pjesëmarrës i TEDx. Okechukwu Ofili pritet të magjepsë audiencën me fjalimin mbi rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Autori AJ Finn, libri i të cilit së shpejti do të jetë një film me aktoren e famshme Amy Adams, autorja e librit “The Freedom Broker” dhe autori i “SkyJack” Geoffrey Gray do të jenë gjithashtu pjesë e të ftuarve special të këtij panairi i cili është një prej panaireve më të mëdha në botë.

Travis Hunter nga SHBA, Sophie Hannah nga Mbretëria e Bashkuar,Lauren Beukes shkrimtar dhe skenarist nga Afrika e Jugut, poetja Najwa Zebian nga Libani, Emtithal Mahmoud nga Sudani, Katie Fforde nga Britania e Madhe, Hannah Fielding dhe Akhil Sharma i cili fitoi Çmimin Ndërkombëtar Letrar të Dublinit, do të jenë të pranishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version