Site icon Telegrafi

Automjeti nga i cili u vra Ivanoviqi i përkiste një serbi nga Austria?

Vetura e djegur e tipit “Opel Astra” nga e cila, siç dyshohet, është kryer atentati në Oliver Ivanoviqin, ishte pronë e një serbi me nënshtetësi austriake.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, pronari i veturës ka qenë një 70 vjeçar, i cili nuk është më në mesin e të gjallëve.

Ndryshe Ivanoviq është vrarë të martën, në orët e paradites, nga pesë plumba të cilët dyshohet të kenë ardhur nga vetura në fjalë.

Vetura më pas ishte gjetur e djegur rreth tre kilometra nga vendi i krimit.

Vrasjen e Oliver Ivanoviqit, përveç përfaqësuesve serbë, e kosovarë, e kanë dënuar edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version